22:53 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbia e inatosur me Malin e Zi: Na keni futur thikë pas shpine për Kosovën!

Beogradi zyrtar është dëshpëruar me qëndrimin e Mali të Zi karshi Republikës së Kosovës.

Reagimi i parë ishte pasi malazezët votuan pro anëtarësimit të Kosovës në organizatën policore, Interpol.

Ndërsa, mediat beogradase kanë shkruar sot se Podgorica zyrtare iu ka futur “thikë pas shpine” me dërgimin e pjesëtareve të saj të ushtrisë në Kosovë, transmeton Indeksonline

“Qeveria e Malit të Zi do të dërgojë përfaqësuesit e saj nga Ministria e Mbrojtjes për mision ndërkombëtarë të KFOR-it në Kosovë”, shkrujn gazetat serbe.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Predrag Boskoviq kishte deklaruar se pas anëtarësimit në NATO, janë plotësuar kushtet për pjesëmarrjen e ushtarëve malazezë në gjitha misionet ndërkombëtare. /Indeksonline/