13:13 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Serbia i frikësohet dronëve edhe në Kupën e Botës (Foto)

Kombëtarja e Serbisë është duke u frikësuar nga dronët, por shpresojnë se rusët janë të gatshëm për t’i mënjanuar këto raste, thotë eksperti i sigurisë Zoran Dragishic.

Kupa e Botës “Rusi 2018” do të jetë shumë në rrezik, pasi grupe terroriste islamike (ISIS) shpesh herë kanë kërcënuar se do të sulmojnë vendin ku do të mbahet Kampionati Botëror, transmeton IndeksOnline.

Zoran Dragishic, ekspert i sigurisë nuk e përjashton një mundësi të sulmit, por beson shumë se organizatoret do të jenë të fuqishëm për t’i mënjanuar këto raste!

“Ka një rrezik të madh në territorin e Rusisë gjatë Kupës së botës. Do të jetë ngjarja më e madhe këtë vit, dhe organizatat terroriste i duan këto raste.  Mundësia e sulmit me dronë është shumë e vërtet, katër deri në pesë kilogram eksploziv do të mjaftonte për një tragjedi të rëndë. Shpresoj se Rusia do të përgatitet mirë”, ka thënë serbi.

Të gjitha shërbimet e sigurisë në botë, janë të kujdesshme që nga data 14 tetor 2014, ku droni ndërpreu ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Partizanit.

“Ajo që ndodhi në ndeshjen me Shqipërinë, i shërbeu botës si një paralajmërim. Ai dron ka mundur të ketë bombë në vend të një flamuri, dhe rusët e dinë mirë këtë”, përfundoi Dragishic.

ISIS gjatë këtyre ditëve ka publikuar disa foto paralajmëruese për sulme terroriste për Kampionatin Botëror, që nis me 14 qershor të këtij viti./IndeksOnline/