19:02 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Serbia zotohet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Serbia vazhdon të forcojë radhët e veta kundër ndërkombëtarizimit të Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, u takuan sot për bisedime për vazhdimin dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në planin e kundërshtimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kështu bëhet me dije në një kumtesë për media, të cilën e transmetojnë mediat serbe.

Sipas të njëjtës, mes dy ministrave është diskutuar për rezultatet e arritura deri më tash dhe është pajtuar për masa tjera strategjike dhe koordinimin për të penguar hyrjen e Kosovës në INTERPOL.