Serbisë i ranë topuz në krye, e dënuan për gjenocid
Serbinë e kapi paragrafi ndërkombëtar. OKB-ja ia preu teshat. E fajësoi (dënoi) për gjenocidin në Srebrenicë. Ajo (Serbia) edhe më heret kishte bërë gjenocid më 1878 duke i shfarosur shqiptarët këtej Mollës së Kuqe… Shtrigën e vjetër e përkëledhi Europa. Pse?
———
Nga Agim Muhaxheri
Asamblea e Përgjithshme e OKB-së në Ist River të Nju Jorkut, dje (23 maj 2024) e shpalli fajtore (dënoi) Serbinë për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
De iure asaj iu dha emri i vërtetë – gjenocidi.
Ajo dënohet me rezolutën e OKB-së.
PRO dënimit të saj votuan
84 shtete
19 – kundër
Abstenuan 68.
Aleksandër Vuçiqit, Gebelsit të Serbisë, iu shkundën pendlat.
Francezët do të brohorasin: Vive la justice! (Rroftë drejtësia!).
Amerikanët do të përdorin proverbin e tyre:
“Who the hell you think you are?” (Ç’dreqin kujton se je ti).
Para gati tri dekadash, përkatësisht në korrik të 1995, serbët në krye me Radovan Karaxhiqin, Ratko Mlladiqin… në Srebrenicë fshinë nga faqja e dheut më tepër se 8 mijë boshnjakë…
… i ekzekutuan para syve të paqeruajtësve holandezë!
Ish – personazhi i këtij krimi, Aca Vuçiqi i mbështjellur me çarçafin – flamurin serb në amfiteatrin e OKB-së – doli të jetë karikaturë e një kohe.
Aca kukavica shtirej se populli i tij na qenkësh trim dhe paqesor – duke kundërshtuar rezolutën. Këtij ia mbajtën zhagun Kina, Kuba, Azerbaijani, Nikaragua, Kongo…
Serbinë për herë të parë e kapi paragrafi për gjenocid.
Serbia e Ilija Garashaninit, Vasa Qubrilloviqit, Ivo Andriqit edhe më heret kishte bërë gjenocid më 1877/79. I dogji ajo qindra fshatra me popullatë shqiptare duke i shfarosur shqiptarët autokton këtej Mollës së Kuqe. Por me këtë mizori nuk u mor bota.
Për gjenocidin ndaj nesh artikullin tim “Serbia naj ka do borgje të vjetra” e kam publikuar para tri dekadash në gazetën “Republika” të Salih Kabashit që dilte në Lubjanë të Sllovenisë.
Europa e përkëledhi Serbinë armike!
Europës vonë i doli gjumi ta ndëshkoj Serbinë për gjenocid.