15:55 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Sergej nuk e do Mendesin, mbetët me agjent serb  

U raportua se futbollisti më i mirë i Lazios, Sergei Milinokovic – Savic do të bëhet me agjent të ri, Jorge Mendes, i cili do t’i ndihmonte atij për t’u transferuar në Real Madrid.

Megjithatë një lajm i tillë u mohua nga futbollisti i klubit italian, transmeton IndeksOnline.

Milonkovic-Savic ka agjent ish-futbollistin e Chelseat, Mateja Kezman dhe nuk e ka ndërmend ta largoj.

“Nuk e ndryshova agjentin. Kezmani dhe partnerët e tij janë familja ime dhe ne jemi më të fortë se kurrë. Ne kemi filluar bashkëpunimin pesë vite më parë dhe do të vazhdojmë së bashku”, ka thënë Sergej për mediat serbe.

Sergej (23-vjeçar), është pjesë e Lazios që nga viti 2015. Me paraqitjet e tija këtë sezon ka bërë për vete gjigantët e futbollit europian, si: Chelsea, Paris Saint Germain, Manchester United dhe Real Madrid./IndeksOnline/