13:37 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Serie 9, modeli i ardhshëm i BMW-së

Mercedes-Maybach S600 mund të ketë një rival të ardhshëm nga BMW. Sigurisht, ajo tashmë ka një lloj sfiduesi bavarez sic është 7-Series, por për këdo që dëshiron dicka edhe më ekstreme se 7-Series dhe 8-Series Gran Coupe në ardhje, mund të ketë përfundimisht një 9-Series në dispozicion.

I pyetur nga Autocar nëse BMë po planifikonte një makinë të tillë, drejtori i dizajnit Adrian van Hooydonk tha: “Le të themi: ne nuk do të ndalemi këtu (me serinë 8). Natyrisht, puna jonë është që të kemi më shumë ide se sa kompania mund të ndërtojë, sepse ndryshe raundi tjetër nuk do të ishte i mirë… Ekipi im dhe unë tani po shohim drejt 2021 dhe më gjerë – aq larg sa 2030. Ne kemi shumë plane”.

Përtej këtyre fjalëve, e gjitha është supozim. AutoCar spekulon se një makinë e tillë do të ndante pjesën më të madhe të arkitekturës dhe linjës së motorit me serine 7 dhe 8, e që duket një supozim i drejtë. /IndeksOnline/

Temat: