11:20 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018

Seritë e ardhshme të Samsung ‘Galaxy S’ nuk do të përdorin qelq për pjesën e prapme

Kompania gjigante Samsung po vazhdon dita e ditës që të sjellë risi tek pajisjet e saja.

Sipas portalit ‘SamMobile’, Samsung për seritë e telefonave ‘Galaxy S’ nuk do të përdor më qelq për pjesën e prapme, transmeton Indeksonline.

Sipas portalit teknologjik nga tash e tutje Samsung do të përdor materialin qeramikë.

Me anë të këtij materiali Samsung do të mbrojë përdoruesit nga gërvishtjet e përditshme që mund të ju bëhen telefonave./Indeksonline/

Temat: