22:54 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shakaja e Vlora Çitakut, Behrami-Neymar, “Dita e babait” (Foto)

Sot në mbarë botën është festuar ‘Dita e babait’.

Por jo vetëm kaq sot edhe më shumë vëmendje mori ndeshja futbollistike, Zvicër-Brazil, në Botërorin 2018.

Ishte pikërisht kosovari, Valon Behrami i cili i dha edhe më shumë shkëlqim kësaj ndeshje duke mos e lënë lojtarin  e njohur, Neymar pothuajse të tregojë atë që di të bëjë ai më së miri, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka publikuar një fotografi mjaft qesharake përderisa Behrami shihet se mbanë në krahët e tij, Neymar da Silva Santos Júnior./Indeksonline/