Shaqiri falënderon tifozët për mbështetje (Foto)
Xherdan Shaqiri ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ylli kosovar që luan për Zvicrën ka falënderuar të gjithë tifozët që i dhanë përkrahje Kombëtares së Zvicrës në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Zvicra u eliminua në fazën e 1/8 së finales nga Suedia.
Shaqiri një prej lojtarëve më të mirë përmes rrjeteve sociale ka falënderuar tifozët.
“Një falënderim i madh shkon për të gjithë tifozët anembanë botës për mbështetjen në Kupën e Botës”, ka shkruar Shaqiri.
Kujtojmë që Shaqiri shënoi vetëm një gol në këtë kampionat./IndeksOnline/