19:54 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri ka një mesazh për tifozët pas golit kundër Fulham

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren 2-0 të Liverpoolit kundër Fulham.

Futbollisti nga Gjilani shënoi golin e dytë në këtë ndeshej dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, Shaqiri përmes një video të publikuar në faqen e Liverpoolit në Twitter ka falënderuar tifozët për mbështetjen.

“Përshëndetje fansa, sapo përfunduam lojën me Fulham, ishte një përformancë e mirë dhe faleminderit shumë për mbështetjen e sotme, shihemi”, ka thënë Shaqiri.

Shaqiri ishte në qendër të vëmendjes pasi mungoi në ndeshjen kundër Zvezdës në Ligën e Kampionëve, /IndeksOnline/