08:56 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Shaqiri mbetet pa trajner, Stoke City zbulon dy emra? (Foto)

Skuadra e Stoke Cityt ka mbetur pa trajner, pasi shkarkoi nga detyra mbrëmë, Mark Hughes. 54-vjeçari u shkarkua nga detyra për shkak të humbjes turpëruese nga skuadra e Coventry në Kupën FA, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë klubi i Xherdan Shaqirit ka bërë një listë të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë të larguarin.

Sipas mediave, dy emra që po qarkullojnë më së shumti janë të: Gary Rowett dhe Martin O’Neill. Kujtojmë se Hughes ishte një prej trajnerëve më afatgjat në Premierligë, pasi ishte i Stokes që nga viti 2013./IndeksOnline/