08:58 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri mund të qëndroj në shtëpi, Klopp nuk rrezikon për ndeshjen me Zvezdën

Xherdan Shaqiri mund të lihet në shtëpi për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zvezdës që zhvillohet të martën në Beograd.

Sipas Mirror, Jurgen Klopp do të detyroj futbollistin nga Gjilani që të qëndroj në Angli duke patur frikë se prania e tij mund të shkaktoj një reagim armiqësor nga tifozët serb.

Bosi i Reds ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe pritet të qartësojë çështjen në konferencën e tij për shtyp të hënën pasdite.

“Armiqësia” e Shaqirit me tifozët serb është shtuar sidomos pas festimit të golit në ndeshjen e Kupës së Botës. /IndeksOnline/

Temat: