12:51 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri në disponim për të ”shpërthyer” kundër Fulhamit

Liverpooli është nikoqir i Fulhamit në mesditën e sotme në kuadër të Premier League.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ia ka besuar rolin e titullarit për këtë ndeshje, mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Reprezentuesi i Zvicrës do të mundohet që sot ta shpaguajë besimin e Klopp duke kontribuar në një fitore eventuale në ”Anfield”, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe, Shaqiri do të luajë sot në mesfushë përkrah Fabinhos dhe Wijnaldum.

Derisa, kundërshtarë ai do t’i ketë dy serbë – trajnerin e Fulhamit, Slaviša Jokanovic dhe Aleksandar Mitrovic.

Pak para ndeshjes, faqja zyrtare e Liverpoolit ka postuar një video, ku shihen lojtarët duke kryer nxemjet e fundit, e aty fokusohet edhe Shaqiri, i cili duket në disponim për të shpërthyer sot./IndeksOnline/