22:20 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Shefqet Krasniqi shtron iftar, por supriza që i vjen nga djemtë është “qershija mbi tortë” (Foto)

Imami i njohur, Shefqet Kransiqi ka organizuar sonte një iftar me miq dhe dashamirë të tij, në njërin prej restoranteve të Prishtinës.

Me këtë rast, ai bëri promovimin e disa veprave shkencore-islame, raporton Indeksonline.

Mirëpo, “qershija mbi tortë” e këtij iftari padyshim se ishte surpriza nga djali i tij, Muhamedi.

Ky i fundit shpalli edhe zyrtarisht fejesën para shumë të pranishmëve, raporton Indeksonline.

E, kjo e gëzoi pa masë imamin Krasniqi, i cili me ta marrë lajmin u emocionua shumë.

Ceremonia e fejesës u krye sipas traditave islame.

Por, nuk mbaron me kaq! Po në këtë mbrëmje, fejesën e tij e deklaroi edhe djali tjetër i imamit, Jasiri.

Kjo mbrëmje po del të jetë tejet e gëzueshme për vet imamin por edhe për tërë familjen Krasniqi.

Më poshtë iu sjellim pamje nga ngjarja./Indeksonline/