13:54 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shembja e urës, ”Morandi”, delegacione nga Genoa dhe Sampdoria prezent në funeral

Futbollistët e Genoas dhe Sampdorias kanë qenë prezent në funeralin e viktimave nga tragjedia e shembjes së urës, ”Morandi”, e cila la të vdekur 41 njerëz.

Edhe tre viktima janë gjetur nga rrënojat dje, dy prindër dhe vajza e tyre nëntë-vjeçare, duke elënë vetëm një person ende të pa gjetur.

Ura, ”Morandi” u shembë pas një stuhie të fortë, megjithatë shkaqet e kësaj tragjedie janë ende të paqarta.

Sot ishte organizuar ceremonia shtetërore në Itali, ku funerali shtetëror përcolli 18 viktima, ndërsa 20 të tjerë në funeral privat.

Dy klubet nga qyteti i Xhenoas, Genoa dhe Sampdoria kërkuan nga Federata që të shtyheshin ndeshjet e tyre në shenjë respekti.

Samp – Fiorentina do të zhvillohet më 19 shtator, derisa Milan – Genoa do të zhvillohet më 31 tetor në ”San Siro”.

Lojtarët nga të dyja klubet ishin prezent në funeralin e sotëm, së bashku me presidentët, Massimo Ferrero dhe Enrico Preziosi, trajnerët, Marco Giampaolo dhe Davide Ballardini.

Kujtojmë se kapiteni i Genoas, Dominico Criscito e kaloi urën vetëm 10 minuta para shembjes./IndeksOnline/