17:17 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shenjat e horoskopit, ja kush është armiku juaj i përjetshëm!

Dashi-Akrepi
I urreni njerëzit që flasin pas shpine dhe që nuk janë të drejtë me ju. Jeni që të dyja si shenja agresive por e tregoni atë në mënyra të ndryshme. Akrepi është një nga shenjat më të uryera për vet faktin se jo të gjithë dinë ta kuptojnë atë.

Demi- Binjakët
Një person i shenjës së Demit nuk mund ta durojë dot bipolaritetin e Binjakëve. Duke qënë se këta të fundit janë shumë të pavendosur dhe shumë të paparashikueshëm në çdo veprim të tyrin është një nga gjërat që i tremb më shumë Demat. Prandaj përpiqen t’i mbajnë Binjakët sa më larg.

Binjakët- Bricjapi
Ju flisni shumë por një Bricjap thjesht nuk ka dëshirë t’ju dëgjojë.Dhe pikërisht kjo është gjëja që ju urreni më shumë njerëzit që mendojnë se i dinë të gjitha. Por edhe ju, nga ana juaj, mërziteni pafund kur Bricjapi fillon flet.

Gaforrja- Shigjetari
Ose Gaforrja dhe dikush që mund të ishte ish-i i saj që e ka tradhëtuar. Një Gaforre nuk mund ta falë dikë të cilit i ka dhënë shumë, dhe ai e ka hedhur tutje. Thënë shkurt, një Shigjetar është i destinuar t’ia thyejë zemrën një Gaforreje, edhe sikur vetëm në shoqëri. Kush fiton: Shigjetari, sepse vazhdon jetën, kurse Gaforres do t’i duhet të rrijë edhe ca duke qarë vetëm, e mbyllur në dhomë.

Luani- Virgjëresha
Një luftë mes dy titanësh që nuk ka fund të lumtur. Luani do njerëz që ta ndjekin verbërisht, ndërsa Virgjëresha do që çdo gjë të jetë e përsosur. Virgjëresha kërkon perfeksionin tek çdo njeri, dhe një Luan thjesht nuk është mësuar ta vënë në diskutim se është më i miri. Kush fiton: Virgjëresha, sepse ndërsa Luani grindet me veten përse Virgjëresha po e vë në dyshim primatin e tij, ajo ka arritur tek pika 20 e planit me 21 pika.

Shigjetari- Demi
Shigjetarit një Dem i duket i mërzitshëm, sepse Demi është krejt e kundërta e gjithçkaje që ju vlerësoni. Nëse dikush nuk arrin t’ju shkaktojë emocione, ç’e doni? Për ju është thjesht një gur që ju ka zënë rrugën. Kush fiton: Demi, sigurisht. Vetëm në qoftëse i është tiposur t’ju lërë të fitoni.

Virgjëresha- Gaforrja
Janë kaq moskokëçarëse, saqë një Virgjëreshë nuk mund ta përballojë. Gaforrja ndjek zemrën dhe jo mendjen, e për një Virgjëreshë ky është budallallëk. Ju e urreni rrëmujën, kurse Gaforrja thjesht nuk do t’ia dijë. Kush fiton: Gaforrja, sepse nuk do t’ia dijë.

Akrepi- Peshorja
Një Akrep ka gjithnjë ndjesinë se Peshorja po fsheh diçka. Nga jashtë duket kaq e përsosur, sa ju bën konfuzë. Jeni dyshues për atë se çfarë fsheh në brendësi. I urreni njerëzit e shtirur, dhe jeni të vendosur t’i bëni të vuajnë. Kush fiton: Akrepi. Me një kryeneçësi të paparë, një Akrep mund ta bëjë edhe një Peshore të pafajshme të konfliktojë, dhe dihet pastaj kush do të fitojë.

Peshorja- Ujori
Një armiqësi kaq e kamufluar. Në pamje të parë jeni miq të mirë. Por nuk e kuptoni si mundet dikush të jetë kaq i ftohtë, sa një ujor. Ju doni t’ju vlerësojnë, por një Ujor nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Ndërsa i urreni në fshehtësi, nga jashtë përpiqeni t’ua fitoni zemrën. Kush fiton: Ujori, sepse nga ana e tij i kupton mirë qëllimet tuaja, dhe pa e kuptuar ju do t’ju mbajë në pozicionin e favorshëm për të.

Ujori- Luani
A nuk e keni marrë vesh akoma? Luani ka gjithmonë të drejtë! Por kjo është e papranueshme për një Ujor, që nuk e duron dot kur dikush e di veten si më i miri. Por çështja është se në këtë pikë jeni njësoj! Kush fiton: Asnjëri.

Bricjapi- Peshqit
Çfarë dreqin mendojnë këta të Peshqve? Një Bricjap nuk arrin ta kuptojë, sepse idealizmin dhe ëndërrimet e Peshqve i shikon si një dobësi. I duken krejtësisht të padobishëm! Kush fiton: Bricjapi, sepse ndërsa Peshqit ëndërrojnë, Bricjapi vepron.

Peshqit- Dashi
Ju jeni një person i hijshëm dhe fluturojnë nëpër jetë pa u shqetësuar. Sidoqoftë, e vetmja gjë që ju prish jashtë është agresive, do të thotë njerëzit. Pasioni dhe agresiviteti i Dashit është e vetmja gjë që ju bën të doni të luftoni./dardaniapost.com