08:18 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Shënohet 19 vjetori i Betejës në Kotlinë

OVL-UÇK, dega në Kaçanik ka organizuar sot shënimin e 19 vjetorit të Betejës së 9 marsit 1999 në Kotlinë të komunës së Kaçanikut dhe rënies heroike të dëshmorëve Milaim Loku dhe Emërlla Kuqi.

OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me institucionet komunale organizon “Orë Përkujtimore” te shkolla e fshatit në ora 12:00, vizitë në vendin e rënies në ora 13:30, homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në ora 14:30.