10:24 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shënohet Dita pa Makina në Prishtinë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, OJQ-të “Lets do it Kosova”, “REC”, “GAC” dhe SHFMU “Shkolla e Gjelbër”, po shënojnë 22 Shtatorin Ditën Ndërkombëtare pa Makina.

Dita Botërore e Qyteteve pa makina është një përkujtim i jetës publike e qytetare, e lirë nga zhurmat, stresi dhe ndotja e makinave.

Ditët pa makina janë organizuar fillimisht gjatë krizës së naftës në 1970ën, ndërsa në qytetet europiane janë organizuar në fillim të viteve 1990-të.