22:26 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sherri për një makinë në Francë, ja pse shqiptari theri një dhe plagosi një tjetër

Një shqiptar është bërë protagonist krimi në Francë, pasi ka vrarë një person me thikë dhe ka plagosur një tjetër.

Siç raportojnë mediat francezë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon”.

Menjëherë pas krimit në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht një prej të plagosurve nuk mundi të mbijetojë, ndërsa tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Sipas raporteve të para, vrasësi dhe viktima ishin në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine. Natën e kaluar, ata u takuan rastësisht dhe pas një grindje që ndodhi para disa dëshmitarëve shqiptari e qëlloi me thikë. Megjithëse, rrethanat mbeten ende të paqarta, shkruan Francebleu.fr.

Temat: