09:10 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Sheva shpreh hapur dashurinë për Milanin: Dua ta drejtoj një ditë

Dashuria e tij për Milanit ka mbetur e njëjtë dhe nuk ka rëndësi nëse kanë kaluar shumë vjet e nëse ka kaluar nga fusha e gjelbër është zhvendosur në pankinë. Andriy Shevchenko vazhdon ta imagjinojë veten te kuqezinjtë:

“Gjithmonë mendimi im i parë do të jetë që të kthehem në Milano për të provuar të jem trajner.” – i tha ukrainasi Carlo Pellegattit “live” në Instagram. – “Milani është në zemrën time, i dua fansat dhe do të doja që një ditë të stërvit futbollistët atje. Të shohim se kur do të ndodhë. Tani po mendoj vetëm për Ukrainën, jam i përqendruar vetëm në ekipin tim kombëtar”.

Sheva trajneri i Milanit! Tingëllon bukur. Ai, pas shokëve të tjerë të mëparshëm, nga Seedorf e Inzaghi deri te Brocchi dhe Gattuso. Të gjithë kanë dështuar, përveç Rinos, ndoshta. Ata u bënë viktima të një dështimi të paralajmëruar. “Milani sot – shpjegon ish-sulmuesi i Milanit, duke iu referuar edhe shpërthimit të Maldini me Rangnick, kandidatin numër një për rolin e trajnerit – duhet të përpiqet të përfundojë më së miri këtë sezon, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë, pra se ç’të ardhme do të kenë kuqezinjtë.”