75 Mall Live Search
22:45 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shikojeni se si hajnat e kryejnë vjedhjen në një dyqan të Pejës

Një vjedhje në qendër të Pejës nga disa persona të panjohur ka ndodhur mbrëmë në orët e vona.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihen disa persona teksa kryejnë vjedhjen në një dyqan të qytetit të Pejës.

Pronari i dyqanit, Valdet Belegu ka treguar për Indeksonline se dje persona të panjohur i kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Sipas tij, të njëjtit kanë vjedhur pako të cigareve në vlerë prej 5000 euro, para të gatshme në vlerë prej 800 euro si dhe disa sende të tjera.

Indeksonline lidhur me  këtë rast ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës, mirëpo të njëjtit nuk kanë konfirmuar rastin në fjalë. Ata kanë thënë se nuk është raportuar në polici rasti për ndonjë vjedhje siç është kjo për të cilën po flisni.

Më poshtë shikoni pamjet: