08:06 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Shikoni sa paguan Beyonce, Michelle Obama, Kelly Brook dhe Lorde për veshjet e tyre të fundit (Foto)

Veshjet e fundit që zunë vend në mediat rozë, janë ato të fytyrave publike si Michelle Obama, Beyonce, Kelly Brook dhe Lorde.

Michelle Obama është shfaqur e veshur me një bluzë të Tom Ford, ngjyrë e bardhë e kombinuar me një palë pantollona të zi që i shkojnë asaj shumë. Bluza që e mban të veshur ish-Zonja e Parë ka çmimin 1 mijë e 120 funta, shkruan Indeksonline.

Vlerën pak më të lartë se bluza e Obamës, e mban fustani i Beyonce-s të cilin e veshi në “Grammy Awards”. Çmimi i këtij fustani nga Nicolas Jebran është 1 mijë e 139 funta.

Në të njëjtin event, këngëtarja e njohur Lorde është shfaqur me një fustan të kuq nga Valentino. Çmimi i fustanit mund të arrijë deri në mbi 900 funta, shkruan Indeksonline.

Është Kelly Brook ajo që në paraqitjen e saj të fundit në media kishte dalë e veshur shumë thjeshtë, por me shumë stil. Brook mbante veshur një fustan të zi me pika të bardha, e që ishte dizajnuar nga “Marks and Spencer”. Fustani kushton vetëm 39.50 funta, ndërsa çizmet që bukuroshja kishte mbathur kushtojnë 45 funta./Indeksonline/