18:14 / E Diele, 18 Shkurt 2018

Shikoni se çfarë i bëjnë logos “Kosova10” në Gjakovë (Foto)

Logoja e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës “#Kosova10”, është vendosur në çdo qytet të Kosovës për nder të festës së 17 shkurtit.

Mirëpo, me përfundim të shënjimit të kësaj date të rëndësishme për Kosovën, jo të gjitha këto logo kanë mbetur në gjendje të mirë, shkruan Indeksonline.

Logoja “Kosova10” e cila është vendosur pranë parkut të qytetit të Gjakovës, duket në gjendje të mjerueshme.

Siç shihet në foton më poshtë, pjesët sipërfaqësore të këtyre shkronjave që kanë qenë të ngjitura më ngjitës janë hequr nga persona të panjohur./Indeksonline/