11:05 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Shishja me ujë “fat” për Didier Drogban, gol dhe asist!? (Video)

Didier Drogba nuk e ka ndërmend t’i largohet futbollit.

Legjenda e Chelseat shënoi një gol dhe bëri një asistim në fitoren e skuadrës së tij, Phoenix Rising, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Drogba-s ishte duke humbur 2 me 3, kur në minutën e 71’të u shfaq një shishe me ujë “fatsjellëse”.

Në të vërtetë, Drogba ishte duke harkuar nga rivënia e këndit, kur afër tij ishin duke qëndruar dy të rinj, të cilët kishin afër vetës dy shishe me ujë.

Afrikani e mori njërën dhe e piu pak për t’u relaksuar, derisa gjyqtari fliste me lojtarët në zonën e 16-metërshit.

Pas harkimit të Drogba-s, Johnson e qoi topin në rrjetë duke barazuar rezultatin në 3 me 3.

Nuk vonoi shumë, Didier shënoi nga pika e bardhë, duka ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.

Në fund të ndeshjes, ish-lojtari i Chelseat tha se shishja me ujë i sjelli fat dhe kështu klubi i Phoenix arkëtoi tre pikët e reja.

Në 9 xhiro sa janë zhvilluar në “Western Conference”, Rising ka grumbulluar 15 pikë dhe gjendet në pozitën e 3’të./IndeksOnline/