18:30 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkëlqimi ka vetëm një emër tek fytyrat e njohura, duken sikur të kenë diamante mbi fytyrë! (Foto)

Sellma Kasumoviq, njihet si ndër grimeret më të suksesshme në vend.

Pothuajse nuk ka këngëtare, modele, artiste të ndryshme madje edhe politikane e zonja të para në vend që nuk kanë kaluar në duart e saj të “arta”.

Kjo e fundit gjithnjë arrin t’i bëjë femrat të shkëlqejnë. Grimi i saj i bën femrat të ndihen si me diamante në krah, përderisa fytyra e tyre por edhe gjysma e trupit në disa raste u shkëlqen nga grimi i saj, shkruan Indeksonline.

Është vështirë të gjesh grim të përkryer sepse gjithmonë diku përkufizohet më bukur e diku ka vërejte, por jo edhe tek grimi që krijon kjo e fundit.

Madje Sellma nuk heziton të tregojë shumë herë edhe me video se si realizon një grim, nga pika e parë deri në përfundim. Sellma ka paraqitur shumë herë edhe këshilla për maska të ndryshme që e bëjnë fytyrën e juaj më të ndritshme.

Këtë herë ajo ka publikuar një fotografi se si ka ndryshuar fytyrën e një vajzë në mënyrë të përkryer falë përdorimi të përpiktë të grimit. Jo vetëm këtë herë, Sellma po arrin ta bëjë të njëjtën gjë gjithmonë, pa asnjë vërejte.

Më poshtë keni disa fotografi të grimit të saj të fundit, thjeshtë fantastike: