14:31 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Shpallet lista e kandidatëve presidencialë në Turqi, këta janë kundërshtarët e Erdoganit

Gjashtë kandidatë do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, sipas listës përfundimtare të Bordit të Lartë të Zgjedhjeve në Turqi.
Vendimi i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve u botua në gazetën zyrtare të dielën. Kandidatët sipas rendit alfabetik janë: Dogu Perinçek, Meral Akgener, Muharrem Ince, Recep Tayyip Erdogan, Selahattin Demirtag dhe Temel Karamollaoglu.

Në muajin prill të këtij viti, parlamenti miratoi projektligjin për zgjedhjet e parakohshme më 24 qershor, duke forcuar hapin e Turqisë drejt sistemit presidencial.

Në prill të vitit 2017, votuesit në Turqi miratuan kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial.