11:03 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpërthen ambasadori, sulmuesit i quan tugjarë lopësh, pronarë kërpudhash….

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj vazhdon tu kundërpërgjigjet sulmeve që po i shkojnë në adresë të tij, pas emërimit në detyrën e re, transmeton Indeksonline.

Ai sot në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi duke e prirë kafenë e mëngjesin por sipër fotos ka lenë edhe një mesazh ndaj atyre që po e godasin:

“Vazhdoj ne MPJ, ne pritje te misionit te rinj, ne Shkup! Nuk po me pihet kafja, kur po degjoje çfare “burrash te kombit” po kerkojne shkarkimin tim…e spo dij se a e shofin veten ne pasqyre ata tugjare lopesh, pronare kepurdhash, (b)analist, “deputet” turpi e “gazetare” mercenare?!”, shkruan në statusin e Dedajt./Indeksonline/