10:44 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

‘Shpërthen’ skandali me refugjatë në Gjermani, 1000 euro ka kushtuar statusi i azilit

Për vite me radhë, refugjatët në Bremen mund të merrnin me lehtësi azilin nëse njihnin një avokat të caktuar, i cili e njihte një person të caktuar në krye të Zyrës që vendos për azil.

Siç raportohet nga Deutsche Welle, të paktën 1,176 njerëz morën statusin e azilit në Bremen, ndonëse nuk plotësonin asnjë kusht, ose nuk kishin ndonjë dokument, ose ata gënjyen për origjinën e tyre, ku shpesh nuk ishin marrë edhe shenjat e tyre të gishtërinjve, transmeton Indeksonline.

Në qendër të skandalit qëndron Ulrike B, tashmë të ish-kreu i degës së Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët në qytet-krahinën e Bremenit.

Prokuroria e Shtetit shqyrton funksionimin e kësaj punoje dhe marrëdhëniet e saj misterioze me një avokat Irfan C, i cili në shumicën e rasteve ka përfaqësuar azilkërkuesit.

Autoritetet pretendojnë se të dy ata ishin në marrëdhënie të ngushta, shpesh duke shkuar në restorante apo duke vrapuar së bashku.

Këtë e kanë konfirmuar edhe punonjësit në Zyrën e Bremenit të cilët argumentojnë se Irfan C. shpesh ndalur duke sjellë ëmbëlsira për të gjithë stafin dhe personalisht kishte marr vendimet pozitive në aplikimet për azil të klientëve të tij.

Një kurd i tha medias se Irfan C. e kishte ndihmuar atë të merrte azil në këmbim të shumës prej 1,000 eurove.

Nuk dihet se sa para ka marrë ky avokat në mënyrë të paligjshme në këtë mënyrë, e as nëse fitimi është ndarë me punonjësit e Zyres së Emigracionit në Bremen. /Indeksonline/