12:05 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shqipëri, ushtria shpëton 15 udhëtarë të bllokuar nga përmbytjet [Foto]

Po vazhdojnë operacionet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në jug të vendit për të shpëtuar banorët që janë të rrezikuar nga përmbytjet.

Ministrja e Mbrojtjes të Shqipërisë, Olta Xhacka ka bërë të ditur se falë ndërhyrjes së ushtrisë janë shpëtuar 15 banorë që ishin bllokuar që nga mbrëmja e kaluar në një furgon.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë shpëtojnë 15 udhëtarë në ZallBastar, të cilët që prej mbrëmjes së djeshme kishin ngecur në mes të lumit në furgonin me të cilin udhëtonin, edhe ky i nxjerrë breg nga efektivët tanë“ ka thënë ajo.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme ekipet e shpëtimit kanë evakuar dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre pas përmbytjeve që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut.

Sipas Institutit Meterologjik reshjet e shiut pritet të ndalen në orët e mbrëmjes.