10:24 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shqipëria ka vetëm një opsion sonte – fitoren ndaj Izraelit

Shqipëria do të përballet sonte me Izraelin në një ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve.

Selektori, Christian Panucci ka pasur kohë të mjaftueshme që ta përgatisë skuadrën dhe për ta zgjedhur 11-shen startuese për sonte.

Ndryshime në portë nuk do të ketë, u pritet të startojë Thomas Strakosha me vijën e mbrojtjes para vetes të përbërë nga Hysaj, Binaku, Mavraj dhe Xhimshiti, transmeton IndeksOnline.

Mesfusha do t’i besohet treshes së famshme të përbërë nga Migjen Basha, Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj.

Në të majtë pritet të luajë anëtari i Rangers, Eros Grezda, ndërsa në të djathtë Enis Gavazaj.

Në sulm, i vetëm ndaj Izraelit do të luajë Bekim Balaj.

formacioni i mundshem

Ndeshjen e parë, Shqipëria e fitoi ndaj Izraelit në Elbasan, ndërsa të dyten e humbi në udhëtim te Skocia, dhe me një fitore sonte, Shqipëria do të dilte në vendin e parë në grup./IndeksOnline/