22:10 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Shqipëria, Kosova dhe 13 shtete të tjera nuk kanë shënuar kurrë në Premier League!

Goli i fitores për Liverpool, në kohën shtesë, nga Ragnar Klavan ka qenë një moment historik për një komb të tërë. Qendërmbrojtësi i Liverpool u bë futbollisti i parë nga Estonia që ka shënuar në Premier League, teksa i dha skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Burnley. Në këtë mënyrë, Estonia u bë shteti i 97-të që ka të paktën një golashënues në historinë e kampionatit anglez.

Shqiptari i vetëm që ka luajtur në Premier Leauge ka qenë Lorik Cana. Ai u aktivizua në 31 ndeshje me Sunderland, por pa gjetur rrugën e golit

Më pas, vetëm një estonez kishte luajtur në Premier League, portieri Mart Poom, i cili ka koleksionuar 138 prezanca të ndara mes Derby County, Sunderland dhe Arsenal. Vetëm 15 shtete që kanë pasur të paktën një përfaqësues në Premier League nuk e kanë gjetur rrugën e golit. Ato janë: Shqipëria, Kosova, Bolivia, Kepi i Gjelbër, Qipro, Guinea Ekuadoriale, Ishujt Faroe, Guadeloupe, Guinea-Bisau, Lituania, Malta, Omani, Pakistani, Sejshelles dhe Zambia.