21:42 / E Premte, 08 Qershor 2018

Shqipëria tronditet nga krimi tjetër makabër, përsëri burri vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta me pare në lagjen 15 në Spital të Durrësit, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten pas një konflikti në familje.

Ç.Sh. 42 vjeç, ka qëlluar me sende të forta të shoqen, Adriana. Sh. 40 vjeçe, ndërsa ndodheshin në banesën e tyre, duke e lënë të vdekur.

Ajo eshte transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra në kokë.

Autori është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Durrës Informacion paraprak më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh.

40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.