17:47 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Shqiptari gjendet i vdekur në Greqi. Ja dyshimet e policisë

Një 45-vjeçar shqiptar është gjet i vdekur një ditë më parë në zonën e kalasë në Larisa, raportojnë sot mediat lokale.

Ka qenë një kalimtar që ka pikasur kufomën dhe ka lajmëruar policinë. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes kemi të bëjmë me vetëvrasje.

45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet se ka pirë bar miu, sipas medieve helene.