21:40 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shqiptaro-amerikania, mikeshë e Presidentit Trump: Turp për Shqipërinë

Lisa Milicaj, gruaja e parë shqiptaro- amerikane e zgjedhur si këshilltare në Nju Jork, ka reaguar kundrejt Shqipërisë e cila ka votuar kundër SHBA-së në OKB përkitazi me statusin e Jerusalemit.

129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sot kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën.

Milicaj, mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.

Vendimi i qeverisë së Edi Ramës ka tronditur edhe Kosovën.