12:55 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shtyhet derbi më i madh në botë Barcelona – Real Madridi?

Grupi katalunas Tsunami Demokratik, përmes një komunikate ka paralajmëruar se të mërkurën më 18 dhjetor do të organizojnë një protestë në Barcelonë.

Kjo do të ndodhë vetëm pak orë para derbit më të madh botëror Barcelona – Real Madridi që luhet në Camp Nou, transmeton Indeksonline.

Ky duel është dashur të zhvillohej më 26 tetor, por Federata Spanjolle e Futbollit e ka shtyrë për shkak të frikës së trazirave politike.

18 mijë protestues dhe përkrahës të Tsunamit Demokratik pritet të marshojnë në këtë protestë.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se kjo mund të bëjë që “El Clasico” të shtyhet për një datë tjetër.

/Indeksonline/