20:54 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shtyhet ndeshja në Angli, helikopteri hyn në fushë për të shpëtuar tifozin

Ndeshja e League One në Angli, e divizionit të tretë të ligës angleze, midis Barnsley dhe Burton, nuk filloi në orën 16:00 të programuar ditën e sotme, dhe është shtyrë për një datë tjetër. Gjithçka ka ndodhur pasi një helikopter ambulancë, u detyrua të ulej në fushën e lojës, si pasojë e një emergjence mjekësore.

Lojtarët kishin dalë nga tuneli dhe ishin gati të startonin takimin, kur një tifoz i Barnsely-it, humbi ndjenjat në vendin pas portës, dhe qëndroi i shtrirë për disa minuta. Sapo gjyqtari u informua për situatën e cila ishte serioze, i futi lojtarët përsëri brenda dhomave të zhveshjeve.

Më pas, erdhi edhe helikopteri ambulancë, për të transportuar tifozin për në spital, dhe ndeshja u shty, për një datë tjetër. Ende nuk dihet një informacion i qartë se si është gjendja e tifozit. /IndeksOnline/ 

helikopteri ne fushe on Vidnews.