10:49 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Shtyhet për 28 mars seanca për vrasjen e Aulon Zekës

Seanca gjyqësore për rastin e Aulon Zekës është shtyer përsëri deri me 28 mars.

Kjo për shkak të mungesës së avokatit të të miturës, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati i familjes Zeka, Skëndër Musa.

“Po seanca u shty për shkak se mungoj avokati i të miturës sepse kishte bërë kërkesë me shkrim për shtyrje për arsye të një angazhimi” ka thënë Musa.

Në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës po gjykohen dy persona të mitur.

Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë