11:22 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shtyhet takimi i presidentit Thaçi me komisionerin Hahn

Është shtyrë takimi i presidentit të vendit Hashim Thaçi,  me komisionerin e Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se takimi i paraparë të mbahet në ora 13:15, do të zhvillohet në ora 16:00, transmeton Indeksonline.

Arsyeja e shtyrjes së takimit thuhet të jetë për shkaqe objektive./Indeksonline/