14:30 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shumë arsye për të shkëlqyer sot Leo Messi

Ylli i ekipit kombëtar argjentinas, Leo Messi, priti dhe takoi familjen e tij natën e kaluar, në hotelin-rezidencë të Albiceleste.

Sot, në orën 16:00, kapiteni i bardhekaltërve amerikano-jugorë do të ketë edhe mbështetjen e gruas, fëmijëve, prindërve, vëllezërve dhe nipërve të tij në shkallët e “Kazan Arena”, ku do të përballet me Francën në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Kupës së Botës.

Kamerat e “TyC Sports” arritën të kapnin momentin e ardhjes së Antonela Roccuzzo me të afërmit e tjerë. “Tifozët tuaj më të mirë erdhën! Familja e Messit është tashmë në Kazan”, – ka shkruar Antonella në “Twitter”, duke hedhur edhe një fotografi, në të cilën shfaqet me djalin e tij të mesëm, Mateu, në krahët e saj.

Antonela, Thiago, Mateo dhe Ciro janë mbështetësit më të mëdhenj të Leo Messit. Gruaja e yllit argjentinas ka përdorur rrjetet sociale në shumë raste për të treguar mbështetjen e saj të pakushtëzuar për partnerin futbollist. E ka bërë këtë gjë sidomos këto ditë të Botërorit të Rusisë, kur Messi dhe Argjentina kanë qenë të kryqëzuar nga kritikët.

Temat: