“Si Bugatti” i Gjikos dhe Skerdit, fluturon me klikime (Video)
Dyshja shumë e dashur për publikun, Gjiko dhe Skerdi para tre ditësh kanë publikuar projektin e dytë të përbashkët pas “Faje”.
Kënga me titull “Si Bugatti” po pëlqehet shumë nga publiku, pasi po dëgjohet me të madhe gjithkund, shkruan Indeksonline.
Projekti i publikuar më 5 gusht ka mbledhur gati 1 milion e gjysmë klikime.
Kjo këngë e realizuar nga Redbox entertainment padyshim që do të jetë hiti i radhës së kësaj shtëpie diskografike. /Indeksonline/