22:06 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Si çdo vit, Gold AG shpërndan iftar për Ramazan (Foto)

Reperi i njohur, Arian Agushi apo Gold AG, njihet si njëri ndër personat më solidar dhe bamirës. Ai në të gjitha intervistat e tij tregon përkushtimin ndaj fesë që ka.

Sonte Goldi bashkë me futbollistin Milot Rashica dhe hoxhën Halil Kastrati kanë shpërndarë iftar për nevojtarët, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet Goldi në një postim në Instagram, ku shihet me dyshen në pritje të iftarit.

Iftari iu shpërnda nevojtarëve te Jetimët e Ballkanit në Prizren. /Indeksonline/