14:35 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Si po e dëmton Sllovakinë revolucioni i makinave elektrike

Me industrinë e automobilave gjithnjë e më shumë duke u kthyer nga makinat elektrike, vendet që janë shumë të varura nga prodhimi i makinave janë duke u përballur me një sfidë të re.

Sllovakia është një vend i vogël evropian me një popullsi prej rreth 5.5 milion banorë. Në të njëjtën kohë, është edhe vendi me raportin më të madh të makinave të prodhuara në vend për person në Evropë, shkruan IndeksOnline.

Fabrikat e automobilave përbëjnë rreth një të tretën e eksporteve të Sllovakisë, megjithatë makinat e vetme elektrike që prodhohen atje janë në objektin e Bratislavës të VW Group.

Prodhues të tjerë me fabrika në vend përfshijnë Kia, PSA (Peugeot-Citroen) dhe Jaguar Land Rover, për të mos përmendur furnizuesit e panumërt që ofrojnë pjesët e nevojshme.

Bloomberg raporton se, me revolucionin EV në aktivitet të plotë, ka një kuptim në rritje që vendi ka nevojë për tu adoptuar ose do të humbasë.

“Do të merr shumë energji për të transformuar këtë industri dhe për hir të sigurisë – sigurisë kombëtare – ne duhet ta kemi atë”, tha Peter Badik, pronar i një kompanie që ka 27 pika për mbushje elektrike në Sllovaki. “Ne duhet të jemi në radhën e parë të debatit dhe nuk jemi.”

Pastaj, ekziston edhe problemi me kërkesat e prodhimit të makinave elektrike. Një automjet konvencional kërkon më shumë se 20,000 pjesë për të lëvizur , ndërsa një makinë elektrike e ul këtë numër deri në 7,000, duke krijuar një treg më të vogël për furnizuesit.

Analistët e tregut parashikojnë se makinat elektrike do të përfaqësojnë më shumë se 8 për qind të totalit të shitjeve në nivel global brenda dy viteve. Në 22 vjet, makinat elektrike do të përbëjnë 54 përqind të shitjeve të reja. /IndeksOnline/