19:55 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Si rrallë herë bëhen bashkë deputetët e AAK-së,LDK-së dhe Nismës! (Foto)

Edhe pse qeveria e LDK-së ra dhe në pushtet erdhën tri parti të tjera, bashkëpunimi ndërpartiak vazhdon në mënyrë të rregullt.

Janë pikërisht deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka dhe deputeti i LDK-së, Arban Abrashi që janë bërë bashkë sot, transmeton Indeksonline.

Që të tre kanë qenë në autostradën Ibrahim Rugova, teksa më pas Selmanaj ka bërë dhe një postim në Facebook.

“Në autostradën Ibrahim Rugova! Me Arban Abrashin dhe Milaim Zekën! Kismet RTK-në po e bajmë me ligj të ri!”, ka qenë shkrimi i deputetit të AAK-së./Indeksonline/