12:43 / E Enjte, 06 Maj 2021 / AR

Si të veprojmë në situata të ndryshme

Logjika, ambienti dhe gjendja dominuese

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, ekspert i Shëndetësisë

Çdo pjesmarrës i jetës në  rruzullin tokësor, në jetën e tij do të ballafaqohet me situata të ndryshme të cilat duhet zgjedhë vetë me inteligjencën dhe aftësit e tij personale. Mirëpo këtu mvaret shumë përveq pregaditjes profesionale edhe nga interesi i tij të grumbullon informacione nga rrjedhat e ndryshme dhe të mundura.

Situatat të cilat ne i përjetojmë mund te përmajnë përmasa të ndryshme të cilat disa nga njerezit i shiqoj si problem, kurse disa te tjere i shiqojnë këto dhe i përdorin si mundësi për të përfituar nga ajo situatë.

Të gjithë kemi dëshirën për të realizuar veten, idetë dhe dëshirat tona, planet dhe ideologjinë tonë. Megjithatë, ne shpesh nuk i ndjekim ciljet dhe planet tona sepse dëgjojmë një zë bllokues brenda nesh që dëshiron të na ndalojë ta bëjmë këtë. Ky zë nuk dëshiron që ne të jemi të suksesshem dhe të përjetojm realizimin e ëndrrave tona.

Prandaj bëhuni gjithësisht të fortë dhe mos lejoni që të tjerët të qeverisin dhe dirigjojnë jetën tuaj

Realizoni veten, bëni atë që është e rëndësishme për ju, që është thelbësore për kënaqësinë në jetë tuaj.

Çfarë do të thotë të realizosh vetveten?

Në fund të fundit, nuk do të thotë asgjë tjetër përveç të çlirohesh nga ndikimet e jashtme dhe detyrimet jashtë dëshirës time dhe të bësh jetën që dëshiron të bësh.

Do të thotë të dëgjosh veten dhe të pyesësh veten: “Çfarë dëshiroj unë? Cili jam unë? Kush dua të jem? Si dua të jetoj? Çfarë është e rëndësishme për mua? “

Askush nuk i njeh më mirë nevojat, ëndrrat, kënaqësin dhe dëshirat tona sesa ne.

Kjo është arsyeja pse ne nuk mund të mbështetemi, nuk mund të mvaremi te të tjerët, por duhet të bëjmë diçka vetë, të veprojm me ndjenjën tonë për t’u siguruar që ato të përmbushen.

Njerëzit që bëjnë një jetë të kënaqshme dhe të lumtur dëgjojnë zërin e tyre të brendshëm, i cili u thotë atyre: “Bëni këtë, kjo është e rëndësishme për ju, kjo është e mirë për ju dhe familjen tuaj, kjo të bënë të ndihesh mirë“.

Nese ju jeni të pastër në shpirtin tuaj dhe me vehte keni ndërgjegjën e kthjellët, athere ju nuk e dëgjoni zërin tjetër, më kritik në ju që thotë: “Çfarë do të mendojnë të tjerët? Kjo nuk është e përshtatshme. Ju nuk e bëni atë. As të tjerët jo, ju duhet të veproni kështu, ju duhet të mendoni ndryshe“. (Këtu pasqyrohet zëri i cili nuk të dëshiron të mirën tuaj).

Dhe njerëzit që ndjekin zërin e zemrës së tyre sigurisht që nuk i dëgjojnë të tjerët që i kritikojnë ose duan t’i largojnë nga rruga e tyre e drejtë.

Njerëzit që bëjnë një jetë të plotë, të përmbushur dhe të vetë-përcaktuar, bëjnë atë që mendojnë se është e drejtë, edhe nëse hasin në kritika apo veshtirësi në jetë.

Ata orientohen në veprimet e tyre drejt nevojave dhe dëshirave të tyre dhe më pas vendosin se çfarë është e drejtë dhe e gabuar për ta.

Njerëzit me vetëbesim të ulët, karakter të dobët dhe një frikë të madhe nga refuzimi, zakonisht miratojnë standardet, aksionet, aktivitetet dhe normat e njerëzve të tjerë.

Ata e lejojnë veten të ndikohet shumë fuqishëm në veprimet e tyre nga njerëz të tjerë, duke përkrahur forcën dhe interesin e tyre.

Ata priren të rregullojnë jetën e tyre pasi të tjerët e shohin atë të mirë dhe të drejtë.

Ata i lejojnë të tjerët të flasin të përzihen në punët dhe jetën e tyre.

Ata zakonisht i dinë shumë mirë dëshirat dhe nevojat e tyre, por nuk guxojnë t’i zbatojnë ato në praktikë, nuk kanë kurajo dhe posedojn karakter të dobët. Ata dëgjojnë më shumë zërin që u thotë se është e gabuar të jesh kaq egoist.

Nëse dëshironi ta gjeni vehten tuaj, nuk duhet të kërkoni të tjerët për udhëzime por vendosni vetë.

Cito nga vetë-aktualizimi

Të gjithë kemi dëshirën brenda vetes për të realizuar veten, dëshirat tona. Sidoqoftë, ne shpesh nuk e ndjekim atë sepse dëgjojmë një zë bllokues brenda nesh duke u përpjekur të na ndalojë ta bëjmë këtë.

Ai zë përpiqet të na ndalojë të bëjmë atë që duam shumë.

Ajo përpiqet të na bindë se nuk është e arsyeshme, se ne jemi egoistë, se do të turpërohemi, se të tjerët nuk do të jetojnë në një mënyrë të tillë, se të tjerët do të na refuzojnë, se jemi fëmijë, se jemi jo inteligjent mjaftueshëm, se ne bëjm vetëm gabime, se nuk kemi të drejtë, etj.

Jetoni në vend që të jetoheni

Nëse e lëmë këtë zë të brendshëm negativ ose mendimin e të tjerëve të na udhëzojë në veprimet tona, atëherë ne po bëjmë një gabim të madh.

Atëherë ne e harrojmë faktin se ajo që është e mirë dhe e drejtë për të tjerët nuk duhet të jetë e mirë dhe e drejtë edhe për ne.

Çfarëdo që të bëni në jetën tuaj, ju jeni vehtvetja, ju jeni ndryshe.

Ju mund të jeni të njohur me fjalët e urta: “Çfarë është gëzimi i një personi, është trishtimi për tjetrin” dhe “Çfarë është ilaçi për një person është helm për tjetrin”.

Ne njerëzit ndryshojmë në dëshirat dhe ëndrrat tona, në kënaqesinë dhe lumturinë tonë.

Kemi pritje dhe ide të ndryshme nga të tjerët për jetën dhe ambientin i cili na rrethon.

Askush nuk i njeh dëshirat dhe nevojat tona më mirë se ne.

Kjo është arsyeja pse çdo person ka vetëm mundësinë e orientimit drejt nevojave të veta.

Të gjithë duhet ta dinë vetë se çfarë është e rëndësishme për ta dhe cilën rrugë dëshirojnë të ndjekin në jetën e tyre.

Ditë pas dite ne marrim vendime që ndikojnë në jetën dhe të ardhmen tonë në një masë më të madhe ose më të vogël. Ne marrim vendime të rëndësishme për familjen dhe të ddashurit tonë

Ky fenomen fillon që në mëngjes. A ngrihem apo shtrihem? A marr kohë për mëngjes apo zgjohem aq vonë sa ka kohë vetëm për një filxhan kafe? Të vishem mirë sot, të bëj dush apo jo? të bëjë makiazh apo jo?

Do e filloj ditën me stres dhe vrull sepse nuk u ngrita kurrë me kohëdhe i qetë nga shtrati?

Kjo vazhdon me veshjet. A e vesh atë që më pëlqen apo e vesh atë që është aktualisht në modë?

Të vesh ato palë këpucë moderne që më bëjnë këmbët të përkulen nga dhimbja, apo zgjedh këpucë më pak moderne por të rehatshme?

Të pi pije alkohol që më ofrohen nga tjetri edhe pse në fakt nuk më pëlqejnë gjërat e nxehta?

Të pij kafe apo ujë të pa gazuar, vetëm se bashkbiseduesi dëshiron të ma imponoj, edhe pse mua nuk më pihet.

Të ushqehem sepse jam i uritur apo sepse është koha për të ngrënë?

Të ndalem së ngrëni kur trupi më sinjalizon: “Ndal. Jam e/i ngopur ”.

Apo përfundoj gjithçka sepse nuk duhet të hedh ushqim?

Duhet të luaj një sport të caktuar sepse “duhet të jesh” në këtë apo atë klub, duhet ti përshtatesh njerëzve dhe elitës sepse është elegant apo sepse më pëlqen?

Jam i detyruar të shkoj në ahengje sepse janë të nxehta, takon njerëz, është muzik e zëshme, kur unë më shumë do të preferoja të bëja diçka tjetër për vehtën time?

Ju shikoni Ata shohin. Gjithçka varet gjithmonë nga: “Çfarë dëshiroj unë? Çfarë do të doja të bëja unë? “

Sa më shumë që e lejojmë vehten tonë të “përdhunohen” nga njerëz të tjerë ose nga detyrime imagjinare dhe të veprojmë në kundërshtim me nevojat tona, aq më të pakënaqur bëhemi me kalimin e kohës dhe aq më shumë dëmtojmë veten, të sëmuremi dhe të vuajmë për pamvarësin personale.

Ne duhet ti përmbahemi objekteve dhe rregullores ligjore në çdo aspekt, nëse ato janë të drejta, nuk lakojnë ligjin, nuk shkelin  normat njerëzore të rregulluara me ligj dhe nuk cenojn lirinë dhe të drejtën e popullit. Duhet pasur kurajo, besim në vehte, guxim të plotë, arsyetim kompetent për ti kundërshtuar në formë konsequente të gjitha veprimet, aktivitetet dhe gjërat e padrejta.

Inteligjenca personale thotë për vetë-realizimin:

Në asnjë rrethanë nuk dua të jem një person i zakonshëm. Unë kam të drejtë të jem jashtë linjës – nëse mundem. Unë kam të drejtë nese kam mundësi të jem i veçantë dhe i jashtëzakonshëm

Unë dua mundësi, jo letra me vlerë.

Unë nuk dua të jem një qytetar i duruar, i poshtëruar dhe i lodhur sepse shteti kujdeset për mua. Se sa kujdeset shteti për mua apo atë qytetarin e zakonshëm, këtë mund ta vlerësoj çdo anëtar i thjeshtë i shoqërisë  nëse ai vlerëson, krahason aktivitetet shtetërore, politikën brenda dhe jashtë shtetit.

Unë dua të përballem me rrezik, të dëshiroj diçka dhe ta bëj të realizohet, të shkatërrohem nga mundi dhe të kem sukses.

Unë refuzoj të kem makinën time të blerë nga unë me një informatë, apo mundin e tjetrit nga rruga pa fund.

Do të preferoja të përballesha me vështirësitë e jetës sesa të drejtoja një ekzistencë të sigurt, në vend të eksitimit të tensionuar të suksesit tim sesa qetësisë së shurdhër të utopisë së pa njohur.

Unë nuk dua të heq lirinë time në këmbim të veprave të mira ose dinjitetit tim njerëzor në këmbim të dhuratave bamirëse.

Kam mësuar të mendoj dhe veproj për veten time, ta shoh botën drejt në fytyrë dhe të rrëfej: kjo është puna ime.

Këto bindje dhe vendime me plotë realitetin psikologjik të veshtrimit të jetës aktuale, rrjedhin nga inteligjenca e pjesmarrësve të rruzullit tokësor.

Prandaj, shiqo jetën drejtë, ashtu si është në realitet, pa zbukurime imagjinare, ballafaqohu me realitetin dhe sfidat e jetës por bërë atë që është më e mira për ty dhe të dashurit tuaj, beso në vehten tënde në atë të cilë e shiqon me shqisat tuaja, vepro dhe puno si ti dëshiron.

Shfrytëzoji për të mirën tënde, në maximum të plotë, të gjitha aftësitë, mundësitë poseduese në personalitetin tëndë.