17:27 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Si u vlerësua paraqitja e Ousmane Dembeles mbrëmë ndaj Alavesit?

Ousmane Dembele startoi mbrëmë nga minuta e parë për Barcelonën kundër Deportivo Alavesit.

Kjo nuk është surprizuese, por kësaj radhe, ai luajti në të majtë përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarez.

Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas, dhe atë për disa minuta.

Gjatë minutave të parë të ndeshjes, Dembele është parë paksa i çkyqur nga loja. Ai dukej se nuk ishte i vetëdijshëm për aksionet e bashkëlojtarëve, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësit e Alavesit u treguan të fuqishëm në përballjet me anësorin francez duke mos e lejuar t’i tregojë aftësitë e tij.

Por, më tutje, Dembele u tregua mjaft aktiv duke i ofruar Messit mundësinë që t’i bënte ato pasimet vrasëse./IndeksOnline/