19:10 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Simeone: Do të fitonim vetëm nëse Messi vesh fanellën tonë

Trajneri i Atletico Madrid, në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka folur për rezultatin dhe në veçanti për Leo Messin.

“Ishte një ndeshje shumë e njëjtë si në ndeshjen e parë. Ne u munduam në gjysmën e dytë. Ata patën shumë posedim gjatë pjesës së parë me shumë pak për ne, por në pjesën e dytë, barazimi mund të vinte,” tha ai.

“Na mungonte të kombinonim më mirë dhe të ishim më afër portës kundërshtare. Qëndrimin e djemve unë e konsideroj më të mirën, “tha ai.

“Messi është një lojtar tjetër … Nëse ai kishte veshur fanellën tonë gjatë ndeshjes, rezultati mund të kishte qenë ndryshe”, bëri shaka ai. /IndeksOnline/