75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 14 Prill 2026 / L A

Simeone i reagon Yamalit: Do t’i vendos 4 ose 6 lojtarë kundër tij

Na ndajnë edhe pak minuta nga fillimi i superderbit spanjoll në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madridi, do të jetë nikoqir i Barcelonës në “Metropolitano” në ndeshjen e kthimit që premton të jetë dramatike.

Një ditë më parë, ylli i Barçës Lamine Yamal i bëri një kërkesë të veçantë Diego Simeones, duke i kërkuar një duel 1v1 me një lojtar të tijin, që solli edhe reagimin e tij.

“Lamine kërkoi një kundër një? Mendoj se do të vendosim katër ose gjashtë lojtarë kundër tij…”, u shpreh Simeone./IndeksOnline/