23:31 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Simeone mësoi se çfarë ndodhë kur lini lojtarë të vlerës 115 milionë euro në stol

Atletico Madridi është mposhtur në Balaidos në pasditën e sotme me rezultat, 0-2 nga Celta Vigo.

Në këtë ndeshje, Simeone pritej që të luante me përforcimet e ardhura këtë verë, megjithatë, kjo nuk ndodhi.

Ai i la të gjithë ardhjet e reja në bankën rezervë për këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Thomas Lemar, Rodri, Nikola Kalinic, Santiago Arias, Gelson Martins dhe Antonio Adan kanë ardhur këtë verë dhe ishin në stol për këtë ndeshje.

Edhe pse nuk pritej që të gjithë të startonin, Arias pritej ta zëvendësonte të lënduarin, Juanfran para Jose Gimenez.

Teksa, Lemar pritej të startonte sërish në mesfushë, së bashku me Rodrin.

Por, Simeone vendosi t’i lë talentët në vlerë prej 115 milionë euro në bankën rezervë dhe këtë e pagoi shtrenjët./IndeksOnline/