17:47 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Simulimi qesharak i Ronaldos kundër Marokut (Video)

Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm në fitoren e Portugalisë kundër Marokut.

Sulmuesi i Real Madridit u shpall edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes, mirëpo një gjest i tij ia uli vlerën që krijoi në këtë ndeshje.

Ronaldo bëri një simulim qesharak duke kërkuar penallti në një rast në zonën kundërshtare.

Njëjtë si ai bëri edhe ish-shoku i tij i skuadrës Pepe.

Mbrojtësi i Beshiktashi tentoi të përfitoj nga një goditje e lehtë e kundërshtarit duke u rrëzuar në tokë. /IndeksOnline/