17:36 / E Premte, 15 Qershor 2018

22 muslimanë po luajnë në fushë në Botëror për Fitër Bajram, edhe gjyqtari është i tillë

22 futbollistë muslimanë janë duke luajtur në ndeshjen e Botërorit në mes të Iranit dhe Marokut. Që të gjithë futbollistët janë të religjionit të njëjt.

Madje, edhe gjyqtari kryesor i ndeshjes, Guneyt Cakyr është i fesë muslimane.

Takimi po luhet në ditën kur muslimanët kudo në botë festojnë festën e Fitër Bajramit.

Skuadra e Marokut është duke e dominuar ndeshjen pas 35 minutave të para./Indeksonline/